OKB i ndërpret naftën dhe eksportet Koresë së Veriut

Postuar në 12 Shtator, 2017 09:12

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri vendosjen e sanksioneve të reja për Korenë e Veriut, duke vendosur një reduktim me 10% në furnizimet e saj me naftë dhe gaz. Miratimi i këtij vendimi shënon raundin e 8-të të sanksioneve ndaj Phenianit për shkak të testit të gjashtë bërthamor që kreu më 3 shtator.

Përveç kufizimeve ndaj importeve të naftës dhe gazit Koresë së Veriut, gjithashtu i ndalohen eksportet e produkteve tekstile. Këto produkte janë burimi i dytë më i rëndësishëm i këmbimit valutor pas qymyrit dhe mineraleve në Korenë e Veriut. Vlera e eksporteve arriti në 752.000.000 $, sipas Agjencisë për Promovimin e Tregtisë dhe Investimeve në Kore, ku pothuajse 80% e produkteve u eksportuan në Kinë.

Ambasadorja e SHBA, Nikki Haley, tha gjatë takimit se Uashingtoni nuk dëshiron luftë me Korenë e Veriut, duke shtuar se Pheniani "nuk ka kaluar ende pikën pas së cilës nuk ka kthim". "Nëse pajtohet të ndalojë programin bërthamor, Koreja mund të kërkojë një të ardhme më të mirë. Nëse ajo provon se mund të jetojë në mënyrë paqësore, njerëzit do të jetojnë në mënyrë paqësore me të"-theksoi Haley. Për SHBA, Britaninë, Francën dhe Italinë, vendimi i miratuar është "i fortë", "i balancuar" dhe do të lejojë OKB-në të tregojë "unitet" dhe "vendosmëri".

Ambasadori kinez në OKB, Liu Xiegi kërkoi nga ana e Koresë së Veriut të " marrë seriozisht paralëjmërimet e komunitetit ndërkombëtar" për t'i dhënë fund planeve të saj për të blerë armë bërthamore dhe raketa balistike, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ruajnë gjakftohtësinë.

Kina dhe Rusia kishin propozuan shtimin e një paragrafi që parashikon pezullimin e njëkohshëm të testimit bërthamor të Koresë së Veriut dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Gjatë negociatave intensive para votimit u hoq një paragraf që parashikon ngrirjen e burimeve të liderit të Koresë së Veriut jashtë vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.