Erdogan: Sistemi S400 është duke ardhur në Turqi. Nuk diskuton dot kush, vendimet tona për mbrojtjen

Postuar në 12 Shtator, 2017 09:04

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur poshtë disa raportime të mediave perëndimore, sipas të cilave Turqia ka hequr dorë nga blerja dhe dislokimi në territorin e vet të sistemit mbrojtës S400. Në një konferencë për shtyp dhënë pas kthimit nga Kazakistani, Erdogan tha se “është depozituar një shumë e caktuar ndaj Rusisë”.

“Procesi do të vazhdojë…Askush nuk ka të drejtë të diskutojë sovranitetin e Turqisë dhe vendimet e pavarura tona për përmirësimin e mbrojtjes. Jemi ne që marrim vendime për pavarësinë tonë”, shtoi ai.

Erdogan ka hedhur poshtë zërat se mes tij dhe Putin ka mosmarrëveshje për Sirinë, ndërkohë që ka paralajmëruar se Turqia ka nisur prodhimin e dronëve ushtarakë përderisa aleatët e saj nuk kanë pranuar që t’ia sheshin ato.

http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-has-put-down-a-deposit-on-s-400-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.