Negociatat me BE nuk dihet kur hapen

Postuar në 11 Shtator, 2017 19:34

Një orë i mjaftoi kryeministrit për t'i dhënë përgjigje pyetjeve të LSI-së lidhur me prioritetet e qeverisë së ardhshme. Pa ndonjë siklet të madh Rama nuk paraqit ndonjë. Program revolucionar, për më tepër që shmangu përgjigjet mbi përqindjet e sakta të shpenzimeve publike që do shkojnë në sektorin e Shëndetësisë, Arsimit dhe Bujqësisë.

Asgjë për t'i mbajtur shënim përveç paralajmërimit për reformim të administratës dhe shërbimeve shtetërore. Rama pranoi për herë të parë se nuk mund të flasë për datë të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për këtë fajësoi Brukselin.
"Çelja e negociatave nuk lidhet me atë çfarë mund të bëjmë ne më mirë. Në fillim u vendosën 5 pyetje. Por nëse BE kërkon më shumë kohë për probleme të veta, atëherë mund të vazhdojë të thotë që thellohuni, thellohuni me vettingun dhe ne e dimë mirë se çfarë do të thotë kjo.  Pastaj, dolën zgjedhjet e lira. Pastaj hyri dhe doli dhe hyri, çështja e kanabisit. Ka dalë edhe fantazma e krimit etnik shqiptar e nxitur nga forca të caktuara.
Sidoqoftë, përgjigja ime është gjithashtu e thjeshtë dhe optimiste sepse reformat e thella, lufta kundër korrupsionit dhe krimin, implementimin i mëtejshëm i reformës në drejtësi, në tërësi reformimi i shtetit, janë vetë procesi i integrimit evropian"- deklaroi Rama. Kjo përgjigje e kryeministrit vjen pak javë pas deklaratës së Komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn bërë në takimin e kryeministrave të rajonit në Durrës së nuk  ka datë për hapjen e negociatave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.