Merkel i kundërvihet SHBA-së, ka një zgjidhje për Korenë e Veriut

Postuar në 10 Shtator, 2017 14:34

Kancelarja Angela Merkel deklaron gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në një iniciativë diplomatike për t'i dhënë fund krizës së shkaktuar nga armët bërthamore të Koresë së Veriut dhe programet e raketave balistike dhe thekson se bisedimet e një vii më parë me Iranin mund të jenë një model sesi mund të ecë përpara ky nproces.

"Nëse është e dëshirueshme të marrim pjesë në bisedime, menjëherë do të them po"- tha Merkel në një intervistë të botuar në Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Merkel thekson se u desh "një kohë të gjatë, por e rëndësishme e diplomacisë" që çoi në një "fund të mirë" vitin e kaluar lidhur me programin bërthamor të Iranit.  Unë mund të imagjinoj një proces të tillë për t'i dhënë fund konfliktit me Korenë e Veriut. Evropa dhe sidomos Gjermania duhet të përgatiten për të luajtur një rol shumë aktiv në këtë.

Ajo thotë se mënyra e vetme për të trajtuar programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut është të ketë një zgjidhje diplomatike dhe shton se  "Fillimi i një gare të armamatimit në rajon nuk do të ishte në interes të askujt". 

Zgjidhja diplomatike që propozohet nga Merkel është në kundërshtim me qasjen e deritanishme të amerikanëve që kanë kërcënuar me tone lufte Korenë e Veriut. Donald Trump është ndeshur megjithatë në kundërshtimin e fortë të Kinës që ka përjashtuar një ndërhyrje ushtarake, ashtu si Rusia që ka deklaruar se konflikti ushtarak nuk është zgjidhja më e mirë për situatën në gadishullin korean. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.