Rama deklaron fundin e partneritetit strategjik me Greqinë

Postuar në 09 Shtator, 2017 08:47

Kryeministri Edi Rama ka pranuar më në fund atë që ishte realitet prej kohësh: Marrëdhëniet me Greqinë nuk hyjnë më në kuadrin e partneritetit strategjik. 
Në një intervistë për TVSh, Rama është pyetur për raportet me stë dyja vendeve, për të cilat ka thënë se kanë probleme dhe janë të vështira. I pyetur për deklarimet e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, kryeministri tha se: 

“…do të bëjmë çmos që fqinjët tanë të qetësohen dhe të kuptojnë që në Shqipëri ka vetëm respekt për fqinjësinë dhe për të gjithë ata që jetojnë në këtë vend, si qytetar të këtij vendi me një kombësi tjetër”.

Edi Rama ka zbuluar edhe “strategjinë” e tij kundër deklarimeve greke për bllokimin e integrimit si pasojë e ndërhyrjeve në zona të minoritetit, apo në Himarë,  e cila konsiston në përkujdesje të shtuar për pjesëtarët dhe zonat e pakicës greke. 

Do të bëjmë çmos me shembuj konkret të kujdesit, të vëmendjes, të mirëkuptimit me minoritetin grek në Shqipëri, që për mua dhe për ne është një pasuri e madhe. Ata janë qytetarë të barabartë të këtij vendi dhe janë pa diskutim një prani më shumë se sa e dëshiruar në këtë vend. Për fat të keq në këtë marrëdhënie ka shumë interferenca, ka axhenda politike jo dashamirëse, që në një mënyrë ose në një tjetër, dezinformojnë, manipulojnë, instrumentalizojnë edhe nivelet më të larta në Athinë”, tha ai. 

Kryeministri ka shtuar se Greqia “ka qenë partner strategjik” duke lënë të kuptohet se marrëdhënia me të do të rishikohet. Pa sqaruar se cilat janë këto axhenda kryeministri deklaroi se po punohet për të sheshuar keqkuptimet. 

http://www.gsh.al/2017/09/08/kercenimi-i-presidentit-grek-per-anetaresim...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.