Koreja e Veriut nuk ndalet, tjetër test bërthamor të shtunën

Postuar në 07 Shtator, 2017 10:11

Një tjetër raketë raketore interkontinentale e Koresë së Veriut pritet të testohet nga Seuli, të shtunën e ardhshme, 9 shtator, kur regjimi komunist feston përvjetorin e pavarësisë së vendit. "Situata është shumë serioze. Ka mbetur shumë pak kohë nga përfundimi i programit bërthamor të Koresë së Veriut"-tha kryeministri koreanojugor, duke theksuar nevojën për masa t'I vënë fre " pakujdesiave" të Phenianit.

Ky vlerësim i kryeministrit të Koresë së Jugut një javë  nga prova më e fundit bërthamore e Koresë së Veriut, e cila testoi një bombë me hidrogjen të dielën e kaluar. Peniani e quajti atë një "dhuratë" për SHBA, duke paralajmëruar se do të ekzistojnë ku dërpërgjigje, teksa një gazetë raportoi se koreano-veriorët po zhvendosin një raketë balistike, ndoshta interkontinentale, në bregun perëndimor të vendit.

SHBA dhe Kina po shqyrtojnë opsionet për të adresuar kërcënimin e sigurisë nga programi bërthamor i Koresë së Veriut. Uashingtoni po ushtron presion mbi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të imponuar një embargo të naftës në Korenë e Veriut dhe për të ndaluar eksportet e tekstileve nga vendi komunist. Nga ana e tij, Presidenti kinez i bëri me dije homologut të tij amerikan gjatë bisedës telefonike 45-minutëshe se problemi me Korenë e Veriut do të duhej të zgjidhej vetëm nëpërmjet "dialogut"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.