Haradinaj drejt rikthimit si kryeministër i Kosovës

Postuar në 07 Shtator, 2017 16:55

Ramush Haradinaj është drejt emërimit për herë të dytë si kryeministër i Kosovës. Ish-kreu i UÇK-së, u mandatua nga Presidenti Hashim Thaçi për të formuar qeverinë e re, pas marrëveshjes së arritur me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Listën Serbe për ndarjen e posteve në kabinetit qeveritar. Thaçi postoi një foto të takimit me Haradinajn dhe tekstin e mandatimit të tij.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”

Më 3 dhjetor 2004 Haradinaj u zgjodh me shumicë votash në parlamentin e Kosovës. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës.

Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai  u emërua zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 u largua nga jeta ushtarake dhe themeloi partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.