Vdekja e Kim Wall, ekzaminim psiqik për miliarderin danez

Postuar në 06 Shtator, 2017 10:43

Peter Madsen, shpikësi danez dhe pronari i nëndetëses ku u pa për herë të fundit gazetarja suedeze Kim Wall do t'i nënshtrohet një ekzaminimi psiqik pas dëshmive kontradiktore për vdekjen e 30 vjeçares. Nëse shpallet fajtor, miliardëri danez mund të dënohet nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm.  Para shpalljes së vendimit Gjykata ka kërkuar që 46 vjeçari t'i nënshtrohet testeve psikiatrike.

Sipas Peter Mansen vdekja e gazetares Kim Wall, trupi i të cilës u gjet i gjymtuar në bregdetin e Danimarkës erdhi për shkaqe aksidentale. Në dëshminë  e tij multimilionari tha se Kim u godit aksidentalisht nga kapaku i rëndë i nëndetëses që i rrëshqiti nga duart teksa po priste qe ajo të dilte në kuvertë. 

"Ne ishim në nëndetësesen " Nautilus ", teksa lundronim mes Danimarkës dhe Suedisë. Unë isha ngjitur lart dhe mbaja kapakun hapur që Kim të kalonte. Por në atë moment, nëndetësja u godit nga një valë e shkaktuar nga një anije tjetër që kaloi aty pranë. Humba ekuilibrin  dhe kapaku më rreshqiti nga duart duke  goditur gazetaren"- tha 46-vjeçari para gjykatës në Kopenhagen, duke shtuar se pak më vonë pa një pellg të madh gjaku në vendi  ku kishte rënë 30-vjeçarja, e cila sipas tij kishte fraktura në kokë.

Ky version ka shtuar shumë pikëpyetjet mbi besueshmërinë e 46 vjeçarit, i cili dha një përgjigje të paqartë përse e hodhi trupin e gazetares në det. "Kam pasur tendenca vetëvrasëse dhe mendova se fundi më i përshtatshëm për mua ishte të vidisja në nëndetësen time "Nautilus", por ndryshova mendje kur kujtova gruan dhe tre macet që kemi në shtëpi"- u tha Madsen gjykatësve. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.