Bashkimi i Pacollit me Hardinajn u pagëzua nga ndërkombëtarët

Postuar në 05 Shtator, 2017 17:23

Siç është bërë e udhës tashmë Ballkani është fusha e ndërkombëtarëve dhe kjo u vërtetua edhe në zhvillimet e fundit në Kosovë. Kreu i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli vendosi t’i bashkohet koalicionit  PDK-AAK-NISMA, dhe të mundësojë votat që duhen për qeverinë e re.

Ajo që merr rëndësi janë deklaratat e Pacollit është se martesa është bërë me “bekimin” ndërkombëtarve. “Nuk mund t’ju them se kush janë ata, por janë miq të mëdhenj të Kosovës. Në ora 3 më kanë ardhur dokumentet dhe garancionet që unë mund të ec përpara. Nuk kam vepruar asgjë pa dritën e gjelbër ndërkombëtare”, ka theksuar kreu i AKR-së”

Në një intervistë për Klan Kosova Pacolli tha se “Kemi qenë në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë” dhe se “është një punë shumë e madhe e bërë me miqtë tanë ndërkombëtarë, jashtë Kosovës”. AKR formoi koalicion me PAN-in të hënën rreth orës 17:30, vetëm disa orë pasi u largua nga koalicioni parazgjedhor që e kishte lidhur me LDK-në dhe Alternativ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.