Kulla ikonike e Tiranës dhe analogjitë me debatin për Brexit

Postuar në 04 Shtator, 2017 13:17

Në 13 Prill të këtij viti, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, kuvendi miratoi një ligj për ndërtimin e të ashtuquajturës Kulla Ikonike në Tiranë  me lartësi 350 metra. Behet fjalë për një investim që kap vlerën e 250 milionë dollarëve dhe që ka si sipërmarrës të projëktit  kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me seli në Dubai.

çfarë u vu re në avancimin e këtij projekti ishte kthimi në ligj brenda dy ditësh nga prezantimi në Komisionin e Vrprimtarive Prodhuese. Në 11 prill oferta u prezantua në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese nga ish-minitrja e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe në 13 Prill 2017 parlamenti e ktheu në ligj duke i hapur rrugë një investimi me shumë pikëpyetje për mënyrën sesi operoi qeveria shqiptare dhe bashkia e Tiranës në vancimin e këtij investimi. 

Pikënisja e këtij projekti është bashkia e Tiranës, të cilës siç thuhet dhe në relacionin e ligjit iu prezantua ky projekt nga investitorët arabë. Planit në fjalë nuk iu dha koha e nevojshme për t'u diskutuar por u kalua si të ishte ndërtimi i ndonjë kanali për vaditje dhe për më tepër shumë aspekte financiare që kanë të bëjnë me kontratën janë të pasqaruara. 

Ajo që dijmë është se "në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25 mijë m2, në këmbim të një sipërfaqeje ambientesh në favor të Bashkisë Tiranë, përjashtimin nga taksat doganore, TVSH­ja, tatimi mbi fitimin apo çdo lloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare". 

Asnjë debat publik dhe mungesë e theksuar transparence për detaje që ose i mbahen të fshehura publikut qëllimisht ose oferta është e pakopsitur nga investitori dhe ka mangësi që e bëjnë ë dyshimtë investimin. Në propozimin e Projektligjit thuhet se do të jetë një investim prej 250 milionë eurosh, një shifër që nuk është e shoqëruar nga një studim që ta konfirmojë. 

Po ashtu thuhet se do ketë shkëmbim me trash katrorë, pra bashkia do të falë tokën( pa e thënë kujt është kjo tokë) dhe kompania do të laë disa ambjente pas ndërtimit të kompleksit. Edhe këtu nuk ka asnjë analizë dhe vlerësim financiar. Dhe me një dosje të tillë të padetajuar bëhet me urgjencë një ligj dhe votohet pa debat nga kuvendi i Shqipërisë. Pra gjithçka larg vëmendjes së publikut dhe medias që në shumicën e rasteve është mjaftuar me atë që është servirur nga qeveria. 

Analogjitë me debatin për kostot financiare të  BREXIT

Informimi i publikut për kostot financiare që lidhen me vendime politike është një debat që është aktualizuar së tepërmi pas refuzimit të Britanisë për të paguar faturën financiare të daljes nga Bashkimi Evropian. 
Në një shkrim të The Guardian vihet në dukje ajo që ka kërkuar kryenegociatori i BE, Michel Barnier, i cili ka theksuar se populli britanik duhet të informohet  për pasojat e largimit nga tregu i përbashkët Europian.
Barnier tha se Brexit duhet të ishte "një proces edukuar dhe informues" për publikun britanik që votoi për t'u larguar nga BE. "Largimi nga tregu i përbashkët ka pasoja.
Pavarësisht se udhëheqja aktuale politike britanike bën sikur nuk kupton mbi detyrimet që rrjedhën nga neni 52 i traktatit të Lisbonës dhe atë çfarë duhet të paguajë aktualisht ka një debat që po konsumohet jo vetëm në qarqet politike, por edhe në media, mbi pasojat politike dhe financiare të një vendimi që nuk i është sqaruar publikut. Djalli fshihet në detaje dhe për këtë publiku domosdoshmërisht duhet të jetë i informuar. Nëse këtë nuk e bën media, çka do ishte normale për ta bërë në kuadër të misionit të saj, duhet ta bëjë një opozitë e orientuar nga interesat e publikut, çka fatkeqësisht na mungon. 
https://www.theguardian.com/politics/2017/sep/03/michel-barnier-brexit-e...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.