Korea e Veriut kryen testin e gjashtë bërthamor. Dyshohet për bombë me hidrogjen

Postuar në 03 Shtator, 2017 08:51

Korea e Veriut ka konfirmuar kryerjen e testit të gjashtë bërthamor pas raportimeve të agjencisë metereologjike koreanojugore për konstatimin e një tërmeti 9.8 ballë, shkalla Rihter. 
Pas konfuzionit në raportime Pheniani ka pranuar kryerjen e testit përmes televizionit shtetëror. Tërmetin e ka raportuar fillimisht Shërbimi Gjeologjik i ShBA sipas të cilit lëkundjet kanë qenë të shkallës 6.3 shkalla Rihter me origjinë 23 km thellësi. Kina nga ana e vet ka deklaruar se ka identifikuar një tërmet të dytë, 4.6 ballë shkalla Rihter, pak pas të parit. Agjencia koreanolugore Jonhap ka raportuar se Korea e Veriut ka kryer testin e një bombe me hidrogjen, e  cila mendohet se mund të instalohet në raketat ndërkontinentale të cilat Korea e Veriut dëshmoi pak kohë më parë se i disponon dhe madje i ka përmirësuar. 

https://www.theguardian.com/world/live/2017/sep/03/north-korea-nuclear-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.