"Ka fjalë të bukura dhe slogane, por jo politika. Ikja e shqiptarëve, tregues i qartë"

Postuar në 03 Shtator, 2017 10:23

Teza e kryeministrit për ekonominë e dijes, artikuluar në radhët e hartimit të mbajtur nga Edi Rama në pritjen e organizuar nga presidenti francez Macron, nuk është e re. Dhe që ajo të funksionojë qeveria duhet të shkëputet nga veprimtaria e preferuar e fjaëve, për t’u angazhuar në punë konkrete. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ekonomisti Selami Xhepa thotë se fjalët e bukura nuk mjaftojnë, as edhe përpjekjet për të lavdëruar veten me reforma që në fakt janë disa amendime ligjore. 

Ajo që tha kryeministri qëndron si tezë por fakti është që qeveria nuk ka bërë asgjë për t’u përballur me këtë lloj sfide…Ky është një shqetësim që duhet të matet realisht, jo thjesht për propagandë, siç është fjala të supozojmë ligjin ose reformën për arsimin e lartë, një reformë e cila përfundoi me një ndryshim ligjor por në thelb asgjë nuk ka ndryshuar sepse tregu funksionon mbi të njëjtat principe si edhe më përpara. Asnjë nuk ka ndryshuar nga ai që ka qenë shqetësimi serioz që është cilësia e edukimit në Shqipëri. Pra, në vend që të fokusohemi në atë që përbën prioritetin, që mund të bëjë ndryshimin e madh, ne vazhdojmë që të merremi kryesisht me slogane politike, të natyrës së citateve, komenteve e fjalëve të bukura por jo të veprimit serioz”, thotë Xhepa.

 Sipas tij, statistikat me tregues të përmirësuar pas të cilave ka qejf të kacavirret qeveria nuk pasqyrojnë atë realitet të Shqipërisë, që edhe nga pikëpamja e humorit të shoqërisë, është shumë më pesimist sesa shkrimet me lajle lule të mediave të huaja. 

Treguesi më sintetik dhe rezultati më sintetik i saj është largimi ose dëshira e përhershme dhe vullneti i shqiptarëve për të ikur nga vendi. Jo vetëm që emigracioni ka qenë çështje serioze por vazhdon që të mbetet potencialisht një aspiratë e përhershme të shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria dhe për arritur mirëqenie jashtë vendit. Qytetarët nuk largohen kur politikat janë të suksesshme dhe kur ka mirëqenie, kur ka shpresë. Qytetarët largohen kur kanë mungesë shprese dhe besimi. Ky është treguesi më i qartë që flet

vijon Xhepa. 

Problemi është kapur drejt dhe është mirë që kjo kritikë vjen nga ekonomia, një fushë ku demagogjia nuk para bën shumë punë. Xhepa thotë se “nuk shikojmë asnjë herë politika të mirëfillta që të japin rezultatet e duhura, në ato që njerëzit të shpresojnë që duhet të realizojë qeveria…Korrupsioni do të thoja është problemi më madhor dhe arsyeja pse në vend nuk vijnë investime të huaja, pse Shqipëria në këto katër vite nuk ka parë asnjë investitor të rëndësishëm, që të këtë një projekt serioz”. 

Aktualizimi i debatit ekonomik do të ndihmonte të gjithë që të kthenin vëmendjen aty ku kryeministri nuk ka mundësi ta hedhë lumin me teatrin e atleteve dhe të Facebook, duke orientuar elektoratin drejt konsideratave të reja për këtë gjoja politikë. 

http://www.shekulli.com.al/selami-xhepa-ekonomia-nuk-rritet-fjale-te-buk...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.