Yryshi i Facebook

Postuar në 01 Shtator, 2017 17:25

Mjaftoi një ngatërresë me mbulesë që të nxjerrë në pah sesa hipokrite është fytyra jonë publike. Mbulesa që iu hodh Skënderbeut, zbardhi faqe ditës të nxirën e elitave “laike” që vigjëlojnë si mercenarë të vetëshpallur të qytetërimit perëndimor ku mburren se bëjnë pjesë e po marrin përdore Shqipërinë. 

Siç u mor vesh fotoja me mbulimin e monumentit të Skënderbeut doli të ishte truk fotografik(http://www.m.lapsi.al/lajme/2017/09/01/si-u-manipulua-me-mbulimin-e-stat...) duke lënë heronjtë e 1 shtatorit me gishtin në gojë si lëpirëse me të cilën mund të imagjinojnë kordhën me të cilën do të bënin hatanë. 

Mbi mbulesën myslimane të Skënderbeut fluturan dromca përbëtimesh të tipit “JE SUIS SCANDERBEG” dhe akuza për terrorizëm. Nuk dihet nga buron ky vanitet që i koleksionon sokëllimat e Facebook si akte të rralla shqiptarie. Artan Lame që u vetëpropozua si hero i 1 shtatorit na ka thënë ca kohë më parë se “u kthye” nga Diku, por pa na treguar se çfarë pa. Pa shaka; ndoshta ka parë Skënderbeun që i ka shkelur syrin. Ndoshta Gjergji i ka zënë rrugën gjatë turnit të ditës me veshje myslimani. Ndoshta…ka shumë për këta entuziastë të shtatorit që duhen falur pse u ngjajnë atyre fatosave rishtarë të klasës së parë që të veshur bukur e me çantë të re, rendnin drejt horizonteve të shkollës gjithë gëzim. 

Yryshin e Facebook duhet ta kojmë dhe mëkojmë sepse na jep mundësinë të gjithëve, edhe ne naivëve, profanëve që të shohim mu në bebe të syrit se poshtë dhe përmbi tolerancën si fjalë që thuhet në iftarë të sikletshëm kryeministrorë, qëndron përçmimi i këtyre snobëve që shesin modelin e veshjes, guston për blerje në dyqanet Jashtë, si kredencial për përkatësi qytetarie. Me siguri që po t'u duhej, do ta bënin të vetën edhe mbulesën e zezë që sot e mallkojnë një vit përpara vitit të shurdhueshëm të Skënderbeut që do ta tundin si flamur për Shqipërinë që Duam.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.