Kotzias viziton Shkupin, kërkohet pajtim me FYROM

Postuar në 01 Shtator, 2017 10:05

Greqia dhe Maqedonia kanë hedhur një hap në rivendosjen e një axhende diskutimesh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vizitoi Shkupin në një përpjekje për forcimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë dhe rindërtimin e besimit mes dy vendeve.

Kotzias foli "nga zemra", siç theksoi ai, duke shprehur gëzimin e tij të veçantë për faktin se vendi fqinj kishte dalë nga kriza politike dhe kishte rifituar normalitetin."Unë jam i kënaqur," tha ai që "politika jonë e mosinterferimit në punët e brendshme  u përligj", duke theksuar se Greqia mbështet stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. Sipas tij, Greqia ka kundërshtuar çdo formë sanksionesh kundër FYROM.

Ministri i Jashtëm grek shprehu mbështetjen e Athinës për orientimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë. Megjithatë, siç u theksua, rruga drejt BE-së kërkon që të tejkalohet irredentizmi, marrëdhëniet e të dy vendeve të zhvillohen dhe të kapërcejnë problemet e së kaluarës duke kultivuar një marrëdhënie të re  besimi. "Ne jemi dy shtete që mund të përfitojnë nga bashkëpunimi"-tha ai, duke shpjeguar se Ballkani ka nevojë për të krijuar një kulturë të konsensusit dhe kompromisit.

Kotzias theksoi se Greqia dëshiron të përparojë drejt përmbushjes së aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë, por në kushtet e distancimit nga irredentizmi, zgjidhjes së çështjes së emrit dhe natyrisht të plotësohen kushtet dhe parakushtet si për të gjithë vendet e NATO-s dhe BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.