Pamuk: Jam i bindur, pas grushtit të shtetit qëndron Gulen

Postuar në 29 Gusht, 2017 14:45

Teza e presidentit turk, Erdogan, se grushti i shtetit i para dy vjetëve u organizua nga Fetullah Gulen ka bindur së fundmi edhe nobelistin Orhan Pamuk. 
Në një intervistë për “Nikkei Asian Review”, shkrimtari i njohur thotë se fillimisht ai nuk i besonte tezës në fjalë, por tashmë çdo gjë është e qartë. 

“Për dy javë shikoja videot e përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Nuk isha i bindur në fillim se Gulen dhe pasuesit e tij qëndronin pas tij, por tani jam i bindur duke parë sesa shumë janë infiltruar në ushtrinë turke…”, tha ai.
Shkrimtari ka shtuar se ka pikëpyetje të mëdha sesi kjo kategori penetroi në shkallë të larta të ushtrisë, ndërkohë që ka kritikuar si jobindëse arrestimet pas grushtit të shtetit. 

“Nuk ka demokraci pa fjalë të lirë dhe fatkeqësisht fjala e lirë është shumë e kufizuar në Turqi”, shton shkrimtari turk. 

http://www.hurriyetdailynews.com/nobel-laureate-orhan-pamuk-says-he-is-c...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.