Ndërtimet pa leje, kur qeveria të tregon edhe ligjin edhe Maliqin

Postuar në 29 Gusht, 2017 11:03

Policia ka nisur një aksion kombëtar për goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, duke  u bërë jehonë arrestimeve që ka kryer në të gjithë territorin. Diçka e ngjashme me represionin ndaj debitorëve apo vjedhjesve të energjisë gjatë operacionit të famshëm për disiplinimin e pagesave ndaj OSHEE. 
Ditët e fundit ka raportime për evidentimin e rreth 70 ndërtimeve pa leje dhe dhjetra të arrestuarve. Për të kontrolluar çdo abuzim mbi territorin, qeveria ngriti  Inspektoriatin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, i cili për 4 vjet veproi nën urdhërat e Dallëndyshe Bicit. 
Fakti që policia ka nisur një aksion kombëtar për ndërtimet pa leje ngre shumë pikëpyetje mbi efektivitetin apo selektivitetin e IKMT-së ndaj rasteve të ndërtimeve pa leje. Më e pakta që mund të thuhet është se qeveria nuk e ka patur situatën nën kontroll. 

Me vullnet të plotë apo paaftësi kjo mbetet për t'i verifikuar, pasi ekzekutivi ka qenë në dijeni të kërpudhave pa leje të betonit nëse mund t'i quajmë kështu dhe nuk ka vepruar. Në çdo rast kemi të bëjmë me përgjegjësi penale. Dhe për të normalizuar cdo handikap që vë në diskutim raportin e socialistëve me ligjin vihen në punë autoparlantë si Artan Lame që thotë se "ndërtime pa leje ka patur, ka dhe do të ketë". 
Fushata ndërmerret teksa janë lajmëruar ndryshime ligjore që do të formalizojns ndërtimet pa leje në zonat turistike dhe ato të mbrojtura, të cilat siç tha drejtori i legalizimeve do shihen rast pas rasti. Pra nga njëra anë ligji me arrestime dhe procedime për ndërtime pa leje dhe nga ana tjetër Maliqi me shqyrtime, verifikime dhe legalizime. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.