Rama shpall dekalogun: Me popullin për popullin

Postuar në 27 Gusht, 2017 12:37

Asambleja e Partisë Socialiste shënoi praktikisht fillimin e qeverisë "Rama 2" që për nga fryma dhe modeli do të bazohet në një dekalog parimesh, të cilin kryeministri ua kërkoi të gjithëve ta varin në mur, në mos në qafë. 

Fjala e Ramës 

"Tipari themelor i këtij mandati kuqezi duhet të jetë ‘gjallë vdekur’ besnikëria ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo njeriu të zakonshëm dhe familjeje të zakonshme të këtij vendi. Do jemi një parti, grup parlamentar, qeveri besnike ndaj tyre. Nëse do rendisja 10 tipare kryesore që duhet të ketë mandati i ri në krye do ishte besnikëria ndaj vendit.

Më tej vullneti i palëkundur politik për reformat. Kjo do të thotë se do qeverisim me kurajo përballë cdo rezistence për ruajtjen e statukuosë. Ju e patë prezantimin e Nikos dhe Arbenit. Nuk janë gjëra që nuk i keni ditur, por nuk kemi mundur ti bëjmë. Jemi vendi me më pak punonjës në rajon dhe jemi me më shumë drejtorë në rajon. Jemi vendi me tepsinë më të madhe në rajon.

Së treti, do sulmojmë njëkohësisht në të gjithë frontin e punës, me të gjitha forcat tona duke kryer operacione intesive në çdo zonë të infektuar të organizmit shtetëror.

Së katërti, gatishmëria e vazhdueshme e dialogut me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Opozitës do ti shtrijmë dorën në çdo hap.

Së pesti, mandati i dyte do përbëhet nga operacione jo konvencionale në luftën për zhvillimin ekonomik dhe krimit e korrupsionit.Dduhet të ecim në rrugë të pashkelura më parë. PSH, do nisim menjëherë me ministrin e ri të Financave me kryetarin e komisionit të Ekonomisë dhe financave, përfaqësi sipërmarrësish për ta zgjeruar programin 1 miliard për rindërtim për të cuar në parlament një qasje të re për investime në infrastukturë rrugore, shkolla e spitale, rrjet ujësjellësh kanalizime. Smund ti bëjmë të gjithë lekët e buzhetit tendera rrugësh të ndara lart e poshtë pa kritër. Do ketë largime në bllok drejtrësh dhe shkrijre të plota strukturash shtetërore, si drejtoritë e ashtuquajtura të Bujqësisë, apo bordet e famshme të kullimit, apo e famshmja policia gri e cila do shkrihet që në mbledhje e paraë të qeverisë.

Së gjashti duhet të jetë tipar përcaktues i mandatit të ri ulja e peshës së administratës në jetën e përditshme të qytetarve dhe kompanive e bizneseve. Psh., nuk besoj se mund të jemi tjetër shtet në evropë që njeriu duhet te nxjerr ksq shpesh brenda një viti certifikatën e lindjes, që dueht të provojne disa herë në vit që ka lidnur apo është gjallë.

Historia shko atje, kthehu këtu prit se s’ke shkuar edhe atje, duhet të përfundojë. S’është fantazi.

Së shtati afrimi këmbëngulës i komiteteve i grupeve të interesit në politikbërje, duhet të jetë tipar dallues i joni nga të tjerët, i njerëzve të rinj në qeverisje në të gjitha nivelet dhe administrim. Na duhet një bindje e thellë që pa ta ne jemi të humbur, na duhet shumë mund e durim derisa t’ja dalim. Edhe afrimi i njerëzve të rinj në qeverisje është shumë më tepër , na duhet më shumë besnikëri ndaj këtij vendi që nuk është prona jonë, s’është hipoteka e PS, madje e vetëm atyre që kanë votuar për ne.
Me njerëzit tanë në nivelet e poshtme të partisë që unë e them hapur s’janë të gatshëm ta rrokin idenë se lamtumira e tepsisë së pushtetit s’duhet të shtyhet asnjë ditë por duhet të ndodhë ditë për ditë.

Së teti aftësia vetëkritike duke niur nga ministrat tanë, si cilësi e procesit të qeverisjes. Për këtë aspekt do përqëndrohemi ne ministat e parlamentit të ri do nënshkruajnë bashkë me mua një marrëveshje mirëkuptimi me asamblenë kombëtare jo formale por parimesh, për tu respektuar në rradhë të parë nga anëtarët e kabinetit qeveritar në raport me asamblenë dhe grupin parlamentar.

Së nënti na duhet një tipar që nuk na mungon por duhet ta forcojmë, disiplina shëmbullore në zbatimin e strategjisë së komunikimit, partia, grupi, qeveria si një fuqi e vetme. Aftësia për të thënë me falni, që nga kolegu deputet deri te populli mbarë është jetike për fatin e ksaj betejë.

Një tipar që të gjithë kemi krenarinë ta konsideromë tipar të qeverisjes së derisotme, por duhet të na karakterizojë shumë fort, dinjiteti në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kursi i ndërtuar është i respektueshëm por duhet përforcuar sidomos në nivelin e përfaqësimit të diplomacisë sonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.