Erdogan rikthen lavdinë e selxhukëve, thirrje turqve të frymëzohen nga historia

Postuar në 27 Gusht, 2017 19:55

Presidenti turk Erdogan ka shfrytëzuar edhe njëherë ngjarjet historike në dobi të pushtetit të tij dhe idesë së Turqia dhe ai vetë janë në shënjestrën e armiqve të Jashtëm.  Duke folur në një aktivitet në përkujtim të betejës së Manzikert në vitin 1071, Erdogan nuk la vend për keqkuptime, kur përmendi disa organizata që sipas po komplotojnë kundër Turqi.

"Loja është e njëjtë, qëllimi është i njëjtë, vetëm skenari ndryshon dhe aktorët e roleve të dyta. Në këtë lojë (Organizata FETO e Gylenit) është një gur shahu, PKK, YPG, PYD, Daesh dhe organizatat e tjera terroriste janë ushtarë. Të gjithë përdoruren nga forcat që kanë vënë në sy vendin tonë"- deklaroi Erdogan.

Presidenti turk mbajti një fjalë me tone të larta patriotike, duke i bërë thirrje ndërgjegjies së turqve për të marrë shembull dhe frymëzim nga historia. "Turqit nuk e braktisin dinjitetin dhe pavarësinë, edhe përpara provave të rrezikut. Pra, ne nuk duhet të harrojmë betejën e Manzikertit, pikënisjen e historisë sonë në Anadoll. Ata që nuk mësojnë nga historia janë të detyruar ta jetojnë përsëri. Për fat të keq, beteja e Manzikertit është lënë pas dore për një kohë të gjatë në vendin tonë. Edhe pse krerët e shtetit e kanë harruar, njerëzit nuk e ka bërë "- tha ai. Beteja e Manzikert shënon hyrjen e selxhukëve në Anadolll dhe një fitore të rëndësishme kundër bizantinëve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.