Hahn pa dorashka: S’ka datë për negociata dhe as justifikime për reformat

Postuar në 26 Gusht, 2017 16:12

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ishte i drejtëpërdrejtë dhe i qartë në mesazhin dërguar qeverisë shqiptare dhe në veçanti kryeministrit Rama. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Durrës në kuadër të takimit informal me kryeministrat e rajonit, Hahn nuk dha një datë për hapjen e negociatave dhe po ashtu ishte i prerë për të mos dëgjuar më asnjë justifikim për vonesën në reforma.

Do të ketë një rekomandim për Shqipërinë, por nuk dua të them ndonjë datë. Zgjedhjet e drejta dhe transparente kanë qenë një kusht për të ecur përpara. Tani nuk ka më asnjë justifikim që mund të përdoret. Tani mund të shkojmë drejt zbatimit dhe tani do të shohim rezultatet e para konkrete te Vettingut”-deklaroi Hahn.

Nga ana tjetër krryeministri Rama e përqëndroi fjalën në çështjen e shumëpërfolur të vizave me Holandën, duke mos pranuar përgjegjësi për çështjen e azilantëve. Ai ia faturoi çështjen rretheve të caktuara politike dhe mediatike në BE që sipas tij propagandojnë antishqiptarizmin për qëllime të brendshme elektorale.

Ne nuk kemi asnjë problem as me Holandën dhe as me një shtet tjetër. Unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, qofshin ata që kryejnë krime në vendet e Bashkimit Evropian si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë I dentifikimi dhe propagandimi i etnisë së kriminelëve nuk ka lidhje me Evropën që kemi dhe Evropën që duam. Ka lidhje vetëm me agjenda politike në një Evropë që kalon turbullira në raport me të ardhmen e vet”-theksoi Rama. Detyra e parë që është në tavolinë për Shqipërinë është Vettingu dhe për këtë BE pret rezultatet konkrete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.