Schulz: Nëse fitoj zgjedhjet, do të largoj nga Gjermania armët bërthamore të SHBA

Postuar në 24 Gusht, 2017 10:52

Kreu i socialdemoratëve gjermanë dhe kandidat për kancelar në zgjedhje, Martin Schulz ka bërë thirrje që SHBA të heqin armët bërthamore nga territori i Gjermanisë. Kjo sipas tij do të ndodhë nëse ai fiton zgjedhjet përballë kancelares aktuale Angela Merkel.

Si kancelar do të angazhohem që të heq armët bërthamore të stacionuara në vendin tonë

tha ai në një takim elektoral në Trier.

Përmes një postimi në twitter, Schulz ka shtuar se “kufiri për armët bërthamore në vendin tonë duhet të jetë 0”. Kjo është një deklaratë që e largon edhe më tej Gjermaninë nga raporti i deritanishëm me SHBA që ka të dislokuara 20 koka bërthamore në qytetin e Bueshel. Po kështu Schulz ka bërë të ditur se ai do të kundërshtojë kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për më shumë kontribute financiare në kuadër të NATO-s.

Zgjedhjet në Gjermani mbahen më 24 shtator dhe nga sondazhet e deritanishme partia e Schulz qëndron 14% poshtë Unionit Kristian Demokratik të Merkel.

http://www.presstv.com/Detail/2017/08/24/532738/Germany-Martin-Schulz-US...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.