Kryebashkiaku i Venecias: Kush bërtet Allahu Ekber do qëllohet me armë

Postuar në 24 Gusht, 2017 22:12

Reagime të shumta kanë ngjallur deklaratat e kryetaritë të djathtë të Bashkisë së Venecias, i cili tha se në qoftë se dikush do të dëgjohet duke thirrur "Allahu Ekber" në sheshin San Marco do të qëllohet me armë. Duke folur në një konferencë në Rimini, Luigi Brugnaro tha se Venecia është qytet më i sigurtë se Barcelona ​​ku ndodhi sulmi më vdekjeprurës.

"Ndryshe nga Barcelona, ​​ku nuk ka masa sigurie, ne jemi vigjilentë. Nëse dikush shkon në sheshin San Marco duke bërtitur "Allahu Akbar", ne do ta neutralizojmë. Një vit më parë thashë pas katër hapash, tani them pas tre. Po e them italisht: "Ghe Sparemo"- tha kryetari i djathtë i qytetit. Ai iu referua arrestimit në mars të katër të dyshuarve xhihadistëve që planifikonin të hidhnin në erë Urën Rialto. “Mendonin se do shkonin tek Allahu. Por ne do t'i dërgojmë direkt tek ai para se të shkaktojnë dëme”-shtoi kryebashkiaku i Venecias.

Pak pas këtyre deklaratave kryebashkiaku i majtë i Firences, Dario Nardella postoi një video ku dukej duke vrapuar  drejt Brugnaro me thirrjet "Allahu Ekber". Megjithatë, më vonë ai kërkoi falje përmes  llogarisë tij në Facebook, duke thënë se nuk kishte për qëllim të ofenndonte komunitetin mysliman, as të bënte parodi me ngjarjet e fundit, por për të treguar se mban distancë nga pozicionet e Brougknaros,  i cili bëri thirrje për bllokadë detare ndaj emigrantëve që vijnënga Afrika e Veriut.

https://www.thetimes.co.uk/edition/world/shout-allahu-akbar-and-you-will...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.