Turqi, kërkohet heqja e statujës së filozofit Diogjen

Postuar në 23 Gusht, 2017 11:54

Një grup fetar konservator në qytetin e Sinopit në Turqi ka kërkuar heqjen e statujës së filozofit të antikitetit Diogjenit dhe vendosjen e tij në kishën bizantine. Sipas Fondacionit Erbakan nuk bëhet fjalë për qëndrime kundër artit dhe skulpturës por për qëndrime kundër përdorimit të ideologjisë greke në Sinop përmes statujës. Ky nuk është një rast i izoluar në Turqinë e Erdoganit, një vend që po eksperimenton emocionet e veta sipas humorit të Presidentit. Pak ditë më parë në mediat turke u njoftua dëmtimi i një statuje të Ataturkut për arsye që lidhen vetëm me islamin politik që po prek edhe edukimin elementar në këtë vend.

Diogjeni ishte një ndër themeluesit e shkollës cinike të filozofisë antike greke. Ai lindi më 412 apo 404 p.e.s në Sinop dhe më vonë u zhvendos në Korinth.

http://www.hurriyetdailynews.com/conservative-group-demands-removal-of-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.