Punë me bythë

Postuar në 23 Gusht, 2017 17:51

Shikojeni këtë njoftim në tabelën elektronike në Tiranë. U rekomandon drejtuesve të automjeteve që të mos i afrohen sheshit “Skënderbej” sepse…ka shumë trafik. Bashkia e Tiranës sugjeron kështu se një mënyrë e mirë për të shmangur trafikun është të shmangësh akset kryesore të kryeqytetit. Kjo thirrje vjen pak pas përurimit me zhurmë dhe dridhje gjunjsh të sheshit “Skënderbej”, që kushtoi 12 mln €, do të jetë për këmbësorë dhe do t’i japë Tiranës tjetër pamje. Bashkia ia bëri qejfin edhe vetes dhe miqve: e shtoi një parkim. Vetëm se harroi me sa duket se në ndërhyrje të tilla prioritet ka edhe qarkullimi, që sot pranohet se është problem. Dhe problemet shkojnë zinxhir.

Me rëndimin e trafikut shtohet konsumi i karburantit, ndotja, zhurma dhe kostot. Kjo vetëm sepse teatri për t’u dukur, për të lënë gjurmë si puna e atyre 2000 pemëve që u katandisën në 2000 gjethe, çon në këtë lloj planifikimi. Pasojat e të cilit menaxhohen me pafytyrësinë e një thirrjeje që është kartë identiteti për këtë pushtet, lokal e qendror që siç thotë populli i bën të gjitha punët me bythë. 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.