Lufta qesharake shqiptare ndaj monedhave virtuale - Estonia njofton Estcoin

Postuar në 23 Gusht, 2017 11:33

Para disa javësh në disa media mbiu një debat për monedhat dixhitale. Bitcoin u trajtua si një e keqe që duhet mbajtur larg, diçka e pasigurtë, e pakontrolluar dhe me pasoja pë rata që duan të përfshihen në transaksione përmes saj. Ndërkohë që e gjithë bota flet përherë e më shumë për Bitcoin dhe monedhat e kriptuara virtuale, për suksesin e tyre në tregun e sotëm dhe për faktin se ato janë të pashmangshme, në Shqipëri një institucion si Banka e Shqipërisë i bëri jehonë dhe e përforcoi këtë frikë duke dalë me një deklaratë që refreronte një raport të BE-së të vitit 2013. Se nga cilat premisa niset Banka e Shqipërisë për këto qëndrime e bashkë me të edhe Guvernatori i saj, kjo nuk do shumë mund dhe përpjekje për t’u kuptuar. Njësoj si nuk duan shumë përpejkje për t’u kuptuar arsyet e sulmit të paargumentuar mediatik mbi atë që është e ardhmja. Por cilado qofshin përpjekjet për të mbajtur Shqipërinë larg një tregu që po përhapet, për ta konservuar atë në serën e interesave gati feudale, ato nuk mund të vazhdojnë gjatë me suksesin e tyre.

Tashmë janë vetë shtetet që po drejtohen drejt kësaj forme të monedhës, duke kërkuar një rrugë drejt pasurimit që nuk ta jep as konkurenca, as burimet njerëzore të pakëta dhe as ndonjë virtyt i veçantë. Ta jep vetëm qasja ndaj inovacionit. Estonia është duke menduar që të hedhë në treg monedhën e vet dixhitale: Estcoin, një rivale me Bitcoin dhe Ethereum, ndërkohë që bankat qendrore të Kinës dhe Rusisë po testojnë ide të ngjashme.

Ka arsye pse Estonia drejtohet në këtë sektor.

Së pari njëherë është fakti se guvernatori i Bankës Estoneze nuk quhet Gent Sejko dhe as bankat që operojnë në atë vend nuk kanë këtë situatë shtrydhjeje ndaj klientëve, apo luksin e mungesës së auditit si këtu.

Së dyti është fati se Estonia ka ecur shumë në procesin e dixhitalizimit të shërbimeve publike, të ekonomisë. Ajo e ka infrastrukturën të ngritur dhe mbi të gjitha ka të lartë edhe indeksin e-particiapation, pra pjesëmarrjen e njerëzve në marrjen e shërbimeve në formë elektronike. Estonia madje ofron edhe e-residency për sipërmarrës të huaj që duan të vendosin selinë e biznesit të tyre në këtë vend, duke mundësuar aplikimin online. Dora dorës me këtë progress është edhe kuadri ligjor i konsoliduar në mëyrë që të mos ketë improvizime dhe shëmti juridike që cenojnë stabilitetin dhe klimën. Estcoin mund të përdoret për të paguar për shërbimet publike dhe private, një test ky shumë kurajoz në një botë që po transformohet. Duket si diçka e largët, e paarritshme, por Estonia e ka bërë këtë gjë në pak vite. Ritmi i botës duhet kapur jo vetëm në modele, por edhe në inovacione, duke parë te ky i fundit jo privilegjin e vendeve të zhvilluara, por edhe mundësinë e vendeve të pazhvilluara. Kuptohet me Shqipërinë me specifikat e veta që janë të qarta si për botën e politikës ashtu edhe të ashtuquajturit biznesmenë me fytyrë nga Perëndimi.

http://fortune.com/2017/08/22/estonia-estcoin-digital-currency/?utm_camp...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.