125 mjekë kanë kërkuar largimin nga Shqipëria për 2017-ën. Vitin e kaluar ikën 145

Postuar në 23 Gusht, 2017 15:28

Çdo tri ditë një mjek kërkon të largohet nga vendit. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhëri i Mjekut që parlajmëron një epidemi që ka pasoja.

Fatkeqësisht edhe këtë vit fenomeni i largimit të mjekëve po vashdon me të njëtin ritëm si një vit më parë. Edhe këtë vit janë marrë deri më tani 125 çertifikata të sjelljes së mirë, një dokument që kërkohet kudo për mjekët që shkojnë jashtë për të punuar. Vitin e kaluar ne e mbyllëm më 145 ndërsa sivjet jemi tek 125 kërkesa, pra pak a shumë po vazhdohet me të njëjtin ritëm”, tha për TVSH-në Presidenti i Urdhërit të Mjekut Prof. Dr. Fatmir Brahimaj. Sipas tij arsyeja e kësaj ikjeje duhet kërkuar te kushtet më të mira të punës, vlerësimi si dhe siguria më e lartë.

Ata shkojnë për një jetë më të mirë, për një vlerësim më të mirë moral dhe material, për mundësi më të mira të rritjes në karierë. Në vendet ku shkojnë pretendojnë dhe realisht gjejnë, një teknologji më të avancuar dhe kanë më shumë mundësi të bëjnë një mjekësi bashkëkohore. Ndihen më të sigurtë në lidhje me mbrojtjen nga legjislacioni. Kini parasysh krizën e besimit që vuajnë bluzat e bardha në vendin tonë apo edhe nevoja që ekziston për ndryshime ligjore.  Aktualisht po ikin më shumë mjekë të përgjithshëm, më shumë mjekë të rinj. Por edhe ata relativisht pak specialistë që ikin janë më të dhimbshëm sepse ata lënë një boshllëk që është më vështirë të plotësohet, sepse dihet që ne kemi nevoja për specialistë në të gjitha fushat”, vijon ai.

https://rtsh.al/lajme/urdhri-i-mjekut-cdo-tre-dite-nje-mjek-kerkon-largi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.