Petullat me ujë të 600 milionëshit

Postuar në 21 Gusht, 2017 18:17

Sot qarkulloi një lajm në mediat pranë kabinetit të kryeministrit, sipas të cilave në Shqipëri mund të hyjnë 600 milionë dollarë nga SHBA. Rruga e këtyre parave drejt Shqipërisë është fantazuar si lajm për të dëshmuar derexhenë e kuletës qeveritare nëse do të quanim si zyrtar apo gjysmë zyrtar këtë lajm të saponxjerre nga furra.

Sipas këtij lajmi, disa kongresmenë në SHBA kanë propozuar një rezolutë përmes të cilës i kërkojnë qeverisë së Irakut që t’u njohë muxhahedinëve iranianë të MEK, 600 milionë dollarë kompensim për pasuritë e tyre të krijuara dhe të lëna në Irak ku u strehuan për një kohë të gjatë.

Dhe nëse qeveria e Irakut do pranojë këtë rezolutë, paratë do vijnë në Shqiëri, ku pastaj do bëhet ylyver. Do ja kalojmë edhe Gjermanisë.

Së pari rezoluta është një dokument për protokoll, që nuk ka fuqinë e ligjit, as të angazhimit në politikë të jashtme, edhe pse është politikë e jashtme. Ajo është shprehje e interesave lobuese për të përcjellë mesazhe për muxhahedinët të cilët SHBA i mbështet dhe i ka përdorur gjerësisht sidomos në konfliktin Iran – Irak.

https://en.wikipedia.org/wiki/Operation_Mersad

Së dyti, qeveria aktuale në Irak e drejtuar nga Haider al-Abadi, ndonëse nuk ka raporte aq të mira me Iranin sa Nouri al Maliki, varet shumë prej Teheranit. Tashmë është pranuar gjerësisht se aktori kryesor në stabilitetin e Irakut është Irani dhe miratimi prej qeverisë i paketës prej 600 milionë dollarësh është një gjë shumë e vështirë.

Nga ana tjetër, Irani dhe SHBA kanë dekada që konfliktohen për para. SHBA mban të ngrira 2 miliardë dollarë të kohës së Shahut dhe kjo çështje për pak u zgjidh nëse Jimmy Carter nuk do të humbte zgjedhjet. Irani vitin e kaluar miratoi një ligj përmes të cilit kërkon kompensim nga SHBA për grushtin e shtetit të vitit 1953, meqenëse në dokumentet e deklasifikuara së fundmi pranohet roli i CIA-s në largimin nga pushteti të Mosadeq.

https://www.usatoday.com/story/news/world/2016/05/17/iran-parliament-dem...

Po kështu vetëm sot u bë e ditur, se Irani kërkon nga SHBA 245 milionë dollarë kompensim për viktimat e amrëve kimike të përdorura në luftën Iran-Irak nga Sadam Hussein, të cilat iu dhanë këtij të fundit nga SHBA.

https://sputniknews.com/middleeast/201708201056630249-iran-us-compensati...

Pra në total po flitet për diku te 3 miliardë dollarë pa interesa, të cilat Irani dhe SHBA i përdorin rëndom si pretekste ndaj njëri – tjetrit. Sesi do të vijnë në Shqipëri 600 milionë dollarë, këtë një Zot e di. Por ku i dihet, fati i fillestarit ndonjëherë edhe qëllon. Nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk ka zbardhur në asnjë moment se me cilat fonde po i mban në Shqipëri muxhahedinët e MEK dhe ndoshta ky lajm është formë për të lypur diçka. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.