Letër e hapur kundër dronëve dhe robotëve ushtarakë: Të ndalet revolucioni i tretë i luftës

Postuar në 22 Gusht, 2017 09:34

Një grup prej 100 drejtuesish të kompanive teknologjike kanë publikuar një letër të hapur, drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës kërkojnë që të parandalohet ajo që ata e quajnë garë e armatimit për armët autonome vdekjeprurëse. Fjala është për dronët dhe të gjithë Sistemet e Armëve Autonome Vdekjeprurëse. Teksa përshëndesin vendimin e OKB-së për të ngritjen e një Grupi Ekspertësh Qeveritarë, drejtuesit në fjalë, mes të cilëve dallon Elon Musk, nënvizojnë se“armët autonome vdekjeprurëse kërcënojnë të kthehen në revolucionin e tretë të luftës”(pas barutit dhe armës bërthamore).

Me t’u zhvilluar, ato të do të mundësojnë që konfliktet e armatosura të luftohen në një shkallë më të madhe se asnjëherë më parë dhe në një shkallë kohore që njerëzit nuk mund ta rrokin. Këto mund të jenë armë të terrorit, armë që despotët dhe terroristët përdorin kundër popullsive të pafajshme dhe armë të manipuluara për t’u sjellë në mënyra të padëshirueshme. Nuk kemi shumë kohë për të vepruar. Me t’u hapur Kutia e Pandorës, do të jetë e vështirë të mbyllet…”, thuhet ndër të të tjera në letrën e shkurtër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.