Ushtarët kinezë dhe indianë përleshen me gurë

Postuar në 21 Gusht, 2017 12:18

Ka disa javë tashmë që në mediat e ndryshme përflitet mundësia e një lufte të vërtetë mes Kinës dhe Indisë, dy vende që ndonëse me sipërfaqe të stërmadhe, janë në përplasje për një copë territori. Fjala është për një liqen, Pangong, në Himalaje, të cilin Kina e pretendon 2/3 dhe India 1/3. Liqeni ndodhet 4 m lartësi në rrafshnaltën tibetiane dhe shtrihet në veriun e Indisë, në shtetin Jammu dhe në Kashmir, në zgjatimin e kufirit lindor mes të dyja vendeve. Në kontekstin e këtij tensioni trupat kineze dhe indiane janë përleshur me gurë për rreth 30 minuta dhe sipas burimeve zyrtare kjo ndodh rëndom çdo verë. Edhe pse kësaj radhe sherri zgjati pak më shumë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.