Perëndimi i ISIS dhe aktualizimi i një krize edhe më të rëndë: Çështjes kurde

Postuar në 21 Gusht, 2017 12:05

Egjipti është aktori më i ri në skenën siriane. Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se Kajroja ka marrë leje nga sauditët dhe rusët për të negociuar një marrëveshje mes rebleëve dhe regjimit të Damaskut, duke arritur që të konkludojë armëpushimin në lindje të Damaskut dhe në veri të Homsit. Gazeta komenton se nga perspektiva izraelite, çdo koniunkturë që frenon dhe minimizon ndikimin Iranian në Siri, është pozitive. Egjipti nga ana e vet është partner me Telavivin në luftën kundër terrorizmit në Sinai. Izraeli ka mundësinë që të vendosë në tryezën e të mëdhenjve interesat e veta dhe konkretisht idenë e përfshirjes së Egjipti në Siri, ai do t’ja sugjerojë SHBA-së, përmes kreut të Mossad, Yossi Cohen që ndodhet në Uashington dhe Rusisë përmes kryeministrit Netanyahu që do të vizitojë Moskën.

http://www.haaretz.com/middle-east-news/syria/.premium-1.808039

Lëvizje të pazakonta janë vënë re edhe në Turqi. Disa ditë më parë shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Hossein Baqeri vizitoi Turqinë duke përcjellë si mesazh kryesor bashkëpunimin mes të dyja vendeve për të mos lejuar ndarjen e Irakut. Ai u takua me presidentin Erdogan, që do të thotë shumë, por edhe me kreun e shërbimit sekret turk, Hakan Fidan. Vizita sinjalizon një hap tjetër në bashkëpunimin rajonal, që anashkalon deri diku paktin tripalësh me Rusinë sanksionuar në Astana.

https://www.tasnimnews.com/en/news/2017/08/17/1494137/top-iranian-genera...

Në këtë kuadër presidenti turk, Erdogan, ka deklaruar se është vendosur në axhendë një operacion i përbashkët turko-iranian kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit në rajonin Kandil në kufirin Irak-Iran.

ISIS është histori në këtë rajon dhe tanimë në skenë po del me forcë kërcënues çështja kurde. Më 25 shtator kurdët kanë njoftuar zhvillimin e referendumit dhe vendet që preken nga krijimi i një shteti të ri që nis nga Gjiri Persik dhe mbaron në Mesdhe, në gjurmën e Babilonisë së dikurshme, ndryshon të gjitha balancat gjeopolitike. Turqia e pëson më së shumti, por edhe Iraku. Dikush duket se ka interes dhe po investohet që shteti kurd të bëhet realitet, ndonëse vetë ideja e një shteti të tillë e vendos Turqinë në pozita të vështira. Dhe këta dikush duket se i kanë dhënë dritën jeshile presidentit sirian Bashar Al Assad që të hidhet sërish në sulm ndaj Erdogan.

Siria nuk e konsideron Ankaranë partner apo garantues për Sirinë, pasi ajjo mbështet terrorizmin. Presidenti Erdogan po luan rolin e lypsarit politik pasi mbështjetja e tij për terroristët u ekspozua”, tha Assad në një konferencë në Ministrinë e Jashtme.

https://sputniknews.com/politics/201708201056626779-assad-turkey-partner/

Armiqësia e tij me Erdogan zë fill që me nisjen e krizës në vitin 2011, kur Turqia tentoi të nxirrte nga skena presidentin sirian dhe nisi furnizimin e rebelëve. Turqia nuk i ka punët mirë as me SHBA që mbështesin kurdët peshmerga, ndërkohë që ideja e shtetit kurd po luftohet me argumenin se në të do të dominojë PKK, e shpallur organizatë terroriste. Nëse çështja kurde hapet dhe aktualizohet për zgjidhje, ka gjasë që tmerri I ISIS do të duket një telenovelë për orët e mëngjesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.