Nobelistët e Ekonomisë: E ardhmja e euros e pasigurtë, kriza ricilklohet

Postuar në 21 Gusht, 2017 13:33

Elita e ekonomistëve globalë besojnë se e ardhmja e euros është e pasigurt dhe paralajmërojnë një krizë të mëvonshme financiare. Një rrezik që është lënë pas dore, pasi udhëheqja politike, kohët e fundit është e fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, apo mundësinë e një konfrontimi bërthamor mes SHBA dhe Koresë së Veriut. 
Pak para takimit të gjashtë fituesve të Çmimit Nobel që mbahet çdo vit në Lindau në Gjermaninë jugore gazeta Die Welt kërkoi nga 18 ekonomistët të komentojnë  problemet aktuale të Ekonomisë Botërore.

Ekonomistët dyshojnë se bota financiare nuk do të jetë e përgatitur në mënyrë adekuate për krizat e ardhshme.  
"Ekonomike është si energjia, funksionon në një qark të mbyllur"- thotë Daniel MakFanten i cili u nderua me Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 2000. "Ne nuk kemi mjetet për të monitoruar, rregulluar dhe menaxhuar luhatjet. Kjo është arsyeja pse kriza e ardhshme financiare është e pashmangshme"- tha ai.

Për më tepër, shumica e të anketuarve konsideron se eurozona nuk e ka tejkaluar krizën ekonomike dhe krizën e borxheve.  "Euro do të jetë në gjendje të përparojë vetëm kur politika ekonomike e Eurozonës të jetë vënë në baza më të shëndosha dhe të adresojë stanjacionin ekonomik të disa shteteve anëtare," tha MakFanten. Eric Maskin, fitues i çmimit Nobel në vitin 2007, shkoi një hap më tej duke shpjeguar se "nëse euro kërkon të mbijetojë, duhet të ketë një politikë të vetme monetare dhe fiskale." 

Sipas ekonomistit amerikan Eduart Preskot, euro është e pashpresë: "Unë jam shumë pesimist në lidhje me euron. Pyetja e vetme është se sa dëme do të ketë para rënies së eurozonës.Vendet e BE-së duhet të ruajnë dominimin e tyre në drejtim të çështjeve ekonomike," tha ai. Për më tepër, sipas ekonomistëve, problemi më urgjent global është ndryshimi i klimës, një rrezik i madh për njerëzimin. "Marrëveshja e Parisit për Klimën duhet të plotësohet, pavarësisht nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë"-thotë Finn Bengkt Cholmstrem. 

https://www.welt.de/wirtschaft/article167842792/Nobelpreistraeger-warnen...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.