25 qershori/Lapsi.al: Nipërit e Arben Ndokës nxjerrin armën kundër një militanti të LSI-së

Postuar në 21 Gusht, 2017 11:31

Dekriminalizimi nisi me Arben Ndokën pas një incidenti në Parlament. Por miratimi i një ligji dhe shtrëngimi i politikës që të pastrojë listat nga personat me precedentë nuk shërben për asgjë. Në terren të njëjtët njerëz veprojnë me mekanizmat që i sollën edhe në Parlament, sigurisht nën mbrojtjen e politikës, e cila mesa duket nuk e shlyen dot borxhin që u ka personave të tillë.

Lapsi.al raporton sot për një incident që ka ndodhur në Shëngjin në datën 25 qershor ditën e zgjedhjeve, të cilin e përcjell me një material filmik. Në video shikohen disa persona që godasin një tjetër dhe sipas faqes në fjalë ata janë Don dhe Samuel Ndoka, nipërit e Arben Ndokës. Duke cituar një zyrtar të policisë, raportohet se personi i goditur është Florian Dushku, militant i LSI-së. sipas lapsi.al kjo është ngjarja që provokoi reagimin e Ilir Metës, i cili deklaroi edhe armatosjen e popullit për t’u mbrojtur nga bandat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.