Vrojtimi i BERZH: Lidhjet politike “çelësi” i suksesit në Shqipëri

Postuar në 20 Gusht, 2017 15:09

Në një vrojtim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim “Life in Transition” 43 përqind e shqiptarëve pranojnë se faktori më i rëndësishëm i suksesit në vendin tonë janë lidhjet politike. Pyetsori vëren se janë të pakët në numër ata shqiptarë që mendojnë se suksesi në Shqipëri vjen nga inteligjenca dhe aftësite.

Kur të intervistuarit jane pyetur mbi një listë me opsione për ato çka ata mendojnë se janë faktorët më të rëndësishëm për të pasur sukses në jetesën e vendit të tyre, 43 % e shqiptarëve kanë zgjedhur “ lidhjet politike”, përqindja e tretë më e lartë për këtë përgjigje në të gjithë vendet e rajonit në tranzicion. Në kontrast, 34 % zgjodhën “përpjekjet dhe punën e vështirë”, ndërkohë që rreth 18 përqind janë përgjigjur “ inteligjenca dhe aftësitë”.

Vrojtimi “ Jeta në tranzicion” përfshin 29 vende në zhvillim. Pjesë e sondazheve janë bërë 1500 njerëz për secilin nga këto vende.

Burimi: Teleizioni Publik Shqiptar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.