Pas azilkërkimit del argumenti tjetër për vendosjen e vizave: Kriminaliteti

Postuar në 19 Gusht, 2017 12:22

Nuk janë vetëm kërkesat për azil, por edhe kriminaliteti që po shërben si argument për rikthimin e vizave për shqiptarët. AbcNews raporton se Policia Holandeze dhe Prokuroria e këtij vendi kanë sugjeruar për qeverinë e këtij vendi rikthimin e vizave për shqiptarët, nisur nga niveli i lartë i kriminalitetit që përçojnë. 

Këtë e konfirmon një memo e brendshmë që përshkruan raportin në fjalë, i cili i është nisur për këshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave. 
Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë kriminalitet shqiptar është rikthimi i detyrimit për të pajisurt me viza në mënyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Schengen dhe në Holandë.
Policia e Amsterdamit ka konfirmuar për ABC News ekzistencën e këtij raporti, dhe tha që Policia ka parë një fuqizim të fortë të elementëve kriminalë në Holandë. Numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

Ky është rasti i parë që kriminaliteti përdoret si argument për rikthimin e vizave, një goditje e fortë kjo për imazhin e shqiptarëve por edhe një tjetër akt që shton zhgënjimin nga aspirata europiane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.