Miliarderi Karl Aikan lë detyrën si këshilltar i Tramp

Postuar në 19 Gusht, 2017 12:08

Miliarderi  amerikan, Karl Aikan njoftoi largimin si konsulent i Donald Tramp për çështjet e liberalizimit të ekonomisë. Nuk dihet nëse ky vendim ka lidhje me deklaratat e presidentit amerikan për dhunën në Charlottesville. Aikan, 81 vjeç dhe një ndër agjentët më të njohur të Wall Street. Ai u emërua në dhjetor si 'këshilltar special' i Tramp me mision kryesor "lehtësimin"  e vendit nga "rregullat e shkatërruese” që pengojnë zhvillimin ekonomik" të SHBA-ve.

Në një letër drejtuar Tramp, Aikan sugjeron emërimin e Neomi Rao, në rolin e drejtorit për çështjet e liberalizimit. Emërimi i Karl Aikan, u kritikua nga shumë demokratë, të cilët dyshonin se ai do të nxiste dosje që kishin interes personal financiar, të tilla si ndryshime në kuadrin rregullator për mbrojtjen e mjedisit që imponojnë kufizime në funksionimin e rafinerive të naftës.

Deklaratat e fundit nga Tramp, me të cilat ai u përpoq të minimizojnë përgjegjësinë e organizatave të ekstremit të djathtë dhe mbështetësit e superioritetit të racës së bardhë për incidentet në Charlottesville fundjavës kanë shkaktuar polemika në SHBA. Tramp vendosi të shkrinte dy bordet e presidencës amerikane mbi çështjet ekonomike, pasi shumë drejtues që morën pjesë në to dorëzuan dorëheqjet e tyre.  Një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Donald Tramp largohet nga detyra. Bëhet fjalë për shefin strategjik të Shtëpisë së Bardhë, Stiv Benon, një nga njerëzit më të debatuar të stafit të presidentit amerikan. Nacionalisti 63- vjeçar ishte një nga figurat që ndihmoi formëzimin e motos së fushatës së Tramp, “Amerika në vend të parë”. Lajmi për shkarkimin e tij besohet se ka lidhje me deklaratat e shumpërfolura të Trump mbi grupet neo-naziste dhe ato raciste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.