Greqia refuzon pjesëmarrjen në konferencën për denoncimin e krimeve të komunizmit

Postuar në 19 Gusht, 2017 09:53

Presidenca estoneze e BE-së ka iniciuar një konferencë për denoncimin e krimeve të komunizmit. Mirëpo kundërshtimi nuk ka munguar edhe nga brenda BE-së. Greqia, përmes ministrit të saj të Drejtësisë, Stavros Kontonis, ka deklaruar se “nazizmi dhe komunizmi nuk janë të njëjtat pjesë të të njëjtit ekuacion”. 
Sipas tij, komunizmi ishte në origjinë të shumë lëvizjeve çlirimtare dhe demokratike. Ky është një kundërshtim që i kundërvihet një prirjeje 27 vjeçare në Europë, e cila është përpjekur të barazojë nazizmin me komunizmin, duke relativizuar fitoren e vitit 1945 dhe vënë në pikëpyetje vetë rendin ndërkombëtar që prodhoi paqja e Jaltës. 

Në vitin 2008 në Pragë u miratua Deklarata për Ndërgjegjen Europiane dhe Komunizmin sipas të cilës krimet e kryera nën komunizmin ishin shpesh krime kundër njerëzimit, krime të cilat u vlerësuan sipas përkufizimeve të gjyqit të Nurembergut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.