Antia, aty ku komunikohet me formën fishkëllore të greqishtes

Postuar në 18 Gusht, 2017 11:05

Banorët e fshatit Antia në ishullin grek të Evias kanë kultivuar prej shekujsh një traditë komunikimi me fishkëllima. Ajo quhet Sfyria. Fshati ka pësuar rrudhje demografike, nga 250 në 37 në dekadat e fundit dhe siç mund të merret me mend, me moshën e madhe, bien edhe dhëmbët, dhe me dhëmbët e rënë, fishkëllima e pleqve nuk arrin notat e larta. Ka spekullime të shumta nga vjen sfyria: disa thonë se vjen nga ushtarët persë që u strehuan këtu mijëra vjet më parë, disa mendojnë se sfyria vjen nga kohët byzantine, të tjerë se burimi është që nga kohët antike. Banorët komunikojnë në greqisht dhe sfyria është forma fishkëllore e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.