Furgoni mësyn turmën në Barcelonë, të paktën 1 i vdekur dhe 32 të lënduar

Postuar në 17 Gusht, 2017 20:06

Një furgon ka hyrë në me stë një turme njerëzish në shëtitoren Las Ramblas në Barcelona të Spanjës, duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe 32 të lënduar, mes të cilëve 10 rëndë. Ka mospërputhje mes të dhënave të policisë dhe mediave spanjolle që flasin për 13 të vdekur. Po kështu njoftohet se ka patur edhe shkëmbime zjarri dhe dy persona janë arrestuar për armëmbajtje në zonën në fjalë. Policia spanjolle po e trajton rastin si sulm terrorist.

Lidhur me ngjarjen gazeta spanjolle “El Pais” raporton se policia ka arrestuar një person si të dyshuar për ngjarjen e sotme në  Barcelona. Ai quhet Driss Oukabir dhe sipas gazetës figuron si qeramarrës i furgonit me të cilin u krye sulmi i sotshëm. Lajmi nuk konfirmohet nga burimet zyrtare, njësoj si për numrin e personave të vdekur, çka ndoshta lidhet me sezonin turistik. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.