Trump: Vendim i mençur i Kim Jong Un

Postuar në 16 Gusht, 2017 13:55

Nga kërcënimet për zjarr dhe furi të paprecedentë, presidenti amerikan Donald Trump ka kaluar në mesazhe vlerësuese për mençurinë e Kim Jong Un dhe Koresë së Veriut. Përmes një mesazhi në profilin e vet në twitter, Trump shkruan se “Kim Jong Un dhe Korea e Veriut morën një vendim shumë të mençur dhe të mirëarsyetuar për të mossulmuar ishullin e Guam”. “E kundërta do të kishte qenë kaatastrofike dhe e papranueshme”, shkruan Trump.

Qetësimi relativ i tensionit erdhi pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe ai i Mbrojtjes, Mattis deklaruan se nuk duhet kaluar drejt shkatërrimit dhe luftës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.