Gërmuam o Tare gërmuam, po as qenin e ngordhur nuk gjetëm!

Postuar në 16 Gusht, 2017 21:25

Nuk ka ditë që të mos ketë një lajm për zbulime arkeologjike në botë. Teknikat e reja jnë një arsye, por edhe popullimi intensiv është një tjetër. Vende ku më parë njeriu kalonte rrallë tani janë gërmuar, janë prekur, tjetërsuar për të nxjerrë në pah pasuri të fshehura. Kjo ndodh si në vende me qytetërime shumë të vjetra dhe të mirëeksploruara, ashtu edhe në vende të reja. 

Vetëm në Shqipëri nuk ka asnjë zbulim për be. Çfarë nuk i bënë shqiptarët të shkretës Shqipëri që I këndojnë e i ulërasin sa kanë në kokë e dogjën: i ulën fustanin, e gërmuan, e shpuan, e shqyen e zhgërryen. Një gjë për be se doli në dritë të diellit. Qameti ndonjë qyp bythëçpuar, ndonjë monedhë e oksiduar, ndonjë statujë, ndonjë mur. Kaq. Kjo është shumë pak për një popull që ka një kombësi dhe disa shtetësi. Pra një popull që e ka identitetin si japrakët, sezonal, kur bëhen gjethet e rrushit. Meqë ra fjala, si nuk u gjet një kantinë pijesh? Po pashallarët dhe bejlerët ku flinin, ku janë kështjellat dhe sarajet?

Enigmatike është fakti se edhe paleontologjia është treguar kurnace. Asnjë bajgë e vetme dinosauri, asnjë dhëmb mamuthi, apo ndonjë skelet detar. Ça bëhet kështu? Vetëm shqiptarët jetuan në këtë vend, asgjë tjetër? Pyetje thelbësore kjo për faktin se ne e bëmë tonën, më shumë se kaq nuk ka shkallmuar njeri. Po të kishte gjë, do ishte gjetur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.