Zjarret, qeveria mobilizon "vullnetarisht" edhe administratën e bashkive

Postuar në 13 Gusht, 2017 12:56

“Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në terren për shuarjen e zjarreve edhe në fundjavë, në Finiq, Dropull dhe Maqellarë. Tashmë është bërë e zakonshme, por për fat të keq vijon të ketë thuajse përditë vatra të reja, pa pikë dyshimi të qëllimshme. Megjithatë mbetemi maksimalisht të angazhuar për ruajtjen pasurisë publike dhe asaj private”. 

Kështu shkruante në një njoftim ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila drejton një institucion më të angazhuara për shuarjet e zjarreve. Siç është vënë në dukje këto javë të krizës së zjarreve shteti shqiptar nuk ka kapacitete logjistike e mesa duket as organizative për të zgjidhur detyrat e zjarreve. P.sh deri më tani nuk ka asnjë përgjigje mbi autorët e zjarrvënieve për të cilat vetë ministrja ka deklaruar se janë të qëllimshëm. Një situatë komike kur qeveria thjesht konstaton zjarrin dhe rend pas tyre për ti shuajtur. 

Fotot e publikuara për heronjtë e ditës evidentojnë një punë dhe një përpjekje që po shitet si gatishmëri numër një, por pas fotove ka improvizime dhe kaos. Kështu sipas burimeve nga qeveria bëhet e ditur se stafet e njësive administrative janë thirrur në mbështetje të punës për shuarjen e zjarreve, ndonëse nuk janë të përgatitur për një punë të tillë. Njësoj si në rastin e përmbytjeve edhe kjo e zjarreve me protagonistë disa dhjetëra barinj, e ka vënë poshttë shtetin që u justifikua vetëm me mungesën e zjarrfikseve dhe u mburr me heronjtë që i shpall sa herë i duhen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.