Korea e Veriut: Kanë aplikuar për t’u mobilizuar, 3.475 milionë njerëz

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:07

Tensioni mes Koresë së Veriut dhe SHBA mbetet i lartë dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse lufta nuk është më çështje e këtyre ditëve apo jo. Agjencia koreano jugore, Yonhap, referon gazetën e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, sipas të cilës aplikimet për t’’u mobilizuar kanë arritur në shifrën e 3. 475 milionë njerëzve. Mes tyre ka punëtorë, studentë, pensionistë, një masë e madhe kjo që do ta kthente luftën në një përplasje me pasoja shkatërrimtare. Duket se acarimi i Phenianit ka ardhur pas miratimit më 5 gusht të sanksioneve të reja nga Këshilli i Sigurimit në OKB. Televzioni koreanoverior ka bërë të ditur se aplikimet janë masive dhe se të mërkurën rreth 100 mijë njerëz u mblodhën në Phenian për të mbështetur qeverinë në qëndrimin kundër SHBA.

http://english.yonhapnews.co.kr/northkorea/2017/08/12/21/0401000000AEN20...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.