Shteti kërkon nga TAP t’i blejë zjarrëfikse dhe ambulanca

Postuar në 10 Gusht, 2017 18:32

E gjendur në situatë paniku dhe pamundësie për të përballuar situatën e zjarreve në vend, pasi 21 bashki te vendit nuk kanë shërbim zjarrëfikës Ministria e Energjisë dhe Industrisë i është drejtuar me një shkresë konsorciumit të gazsjellësit TAP ku i kërkon që në kuadër të projekteve për interes të komunitetit lokal ku kalon ky investim, të mund të angazhohet sa më shpejt në blerjen e zjarrfikësve dhe auto-ambulancave për disa bashki. Ministria sqaron se në diskutimet midis palëve është folur prej muajsh për të përfshirë blerjen e zjarrfikësve dhe auto-ambulancave si element që përkojnë me qëllimin e projektit brenda fondit të caktuar.

“Kërkojmë nga ana Juaj të financoni sa më shpejt që të jetë e mundur blerjen e auto-ambulancave për 8 Bashkitë, ku do të kalojë gazsjellësi TAP duke përfshirë edhe Bashkinë e Vlorës si një nga bashkitë më të rëndësishme në përdorimin e gazit nga ky projekt sikundër është TEC i Vlorës. Duke marrë parasysh situatën emergjente të zjarreve kërkojmë përshpejtimin e këtij procesi në blerjen e zjarrfikësve nga ana e TAP A.G dhe strukturave të kontraktuara nga TAP për këtë qëllim. Kjo mbështetje kërkohet në kuadër të angazhimeve që ka marrë TAP A.G. për financimin e projekteve për interes të komunitetit lokal” thuhet në letrën e Ministrisë së Energjisë dërguar konsorciumit.  

Në përgjigje të shkresës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, konsorciumi i gazsjellësi TAP konfirmon se vendosi të prokurojë menjëherë: a)600 fikës zjarri shpine që mund të përdoren nga zjarrfikësit në terren. Këto fikës kanë kapacitet deri në 25 litra ujë dhe mund të përdoren në terren të vështirë. b) 100 uniforma personale për zjarrfkës që i rezistojnë temperaturave të larta. Ndërsa prokurimi i mjeteve zjarrfikëse me kalueshmëri të lartë dhe ambulancave  do të nisë brenda muajit Shtator.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.