Shkelet Kushtetuta në zgjedhjen e kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Postuar në 10 Gusht, 2017 14:20

Afrim Krasniqi sjell sot në një shkrim që publikohet në gazetën “Panorama” shkeljet kushtetuese që po konsumohen në kuadër të reformës në drejtësi. Në dijeni është edhe Operaconi Ndërkombëtar i Monitorimit që është një si biçim policie morale në Shqipëri.

Shkruan Krasniqi:

Komisioni Ad-Hoc parlamentar për përzgjedhjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka votuar dhe zgjedhur një emër, – Pal Shkambi. Zoti Shkambi ka qenë për vite më radhë kryetar i Partisë Popullore Kristiandemokrate. Ai është regjistruar së fundi (2015) edhe në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Sipas Kushtetutës ai nuk duhej të kishte funksione drejtuese në partitë politikë në 10 vitet e fundit, pra përpara vitit 2007. Me këtë klauzolë, – pra kufizimin me 10 vite, kanë përfituar anëtarë të tjerë të komisionit, përfshirë ish zv/ministri i drejtësisë S.Ç dhe disa emra të tjerë. Kurse në rastin e zotit Shkambi kemi të bëjmë publikisht dhe qartësisht me shkelje të Kushtetutës, – të Kushtetutës që miratuam vetëm një vit më parë. Vendimi është marrë nga parlamenti (komisioni ad-hoc) ku bëjnë pjesë deputetët e partive kryesore politike dhe ka gjetur miratim nga organet e mëparshme verifikuese dhe në fund edhe nga OMN, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit!”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.