Shërbimet sekrete konfirmojnë: Korea e Veriut ka gati raketat bërthamore

Postuar në 09 Gusht, 2017 08:55

Është përhapur me shpejtësi një lajm sipas të cilit Korea e Veriut disponon koka bërthamore të miniaturizuara sa për t’u instaluar në një raketë ndërkonitentale. Kjo e bën Korenë e Veriut një vend që e ka armatimin bërthamor armë strategjike efektive. Lajmi i atribuohet agjencisë DIA në SHBA dhe ka rrjedhur përmes gazetës “The Washington Post”. Kriza koreane po shenjon administratën Trump, e cila ka hequr dorë nga zona të tjera për t’u përqendruar në Paqësor. Presidenti Trump ka kërcënuar Korenë e Veriut se duhet të heqë dorë nga kërcënimet ndaj SHBA, pasi do të përballet me “zjarr dhe tërbim që bota nuk i ka parë ndonjëherë”. Trump ka shtuar se drejtuesi i Koresë ka tejkaluar deklaratat e thjeshta dhe po vjen në vështrimin amerikan si një personazh që duhet eliminuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.