Një libër me përralla nga fëmijët e refugjatëve sirianë

Postuar në 09 Gusht, 2017 20:30

Në përrallën "Princesha e Udhëtimeve", heroina ka tre dëshira: të udhëtojë nëpër toka të huaja, të takojë miq të rinj dhe të ndajë pasuritë e saj me njerëzit që takon. Në fund të udhëtimit, Princesha Amira jep kurorën e saj dhe ndërton shtëpinë e saj në Greqi mes familjeve të refugjatëve që kanë ikur nga lufta e Sirisë, duke ndihmuar fëmijët të gjejnë prindërit e humbur dhe të kthehen një ditë në jetën që kanë lënë pas

Historia është një nga tetë tregimet e një koleksioni mitesh moderne dhe fabulash të shpikura nga fëmijët sirianë dhe kurdë që jetojnë në Selanik të Greqisë. Gazetarja brazilian Debora de Pina Castiglione dhe motra e saj,  Beatriz, regjistrun tregimet dhe punuan me dizajnerët dhe përkthyesit për të krijuar një libër të përkthyer deri tani në 11 gjuhë në të gjithë Evropën.

Ky libër synon të inkurajojë komunikimin ndërmjet refugjatëve të rinj dhe fëmijëve të tjerë, përmes gjuhës universale të mitit dhe imagjinatës së egër”-thotë  Beatriz. "Tregimet e krijuara nga fëmijët janë plot kreativitet dhe aventurë, dhe me të vërtetë argëtuese". Tek  tregimet, lexuesit gjejnë një rosë të zhveshur që jeton në një shtëpi çokollate, një mbret që merr mësime në mirësi nga fëmijët e tij dhe një betejë mes të huajve dhe pulave për vezët e fundit të mbetura të Tokës. "Ka shumë fantazi: Ka jashtëtokësorë, , magji - është vërtet e larmishme" thotë  Beatriz për Reuters

Motra e saj Debora ka dalë vullnetare në kampet greke që nga gushti 2016. Ajo tha se qëllimi ishte të merrnin fëmijët dhe të  diskutonin mbi përvojat e tyre të luftës, por për të krijuar një hapësirë ​​që ata ta shprehnin vetveten. "Në të gjitha tregimet fëmijët flasin për mirëpritjen, përkatësinë dhe pranimin, gjë që pasqyron qartë përvojën që kanë kaluar. Libri është popullor në Itali dhe Greqi, vende me popullsi të madhe refugjatësh"-shprehet Beatriz. Rreth 60,000 refugjatë, më së shumti nga Siria janë bllokuar në kampe të improvizuara dhe formale në Greqi, pasi vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë e tyre vitin e kaluar për ata që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore dhe Veriore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.