Merr përmasa më të mëdha skandali i vezëve të kontaminuara

Postuar në 08 Gusht, 2017 20:25

Krim e ka quajtur ministri gjerman i Bujqësisë skandalin e madh të  vezëve të kontaminuara që ka ngritur alarmin në  gjithë Evropën. Holanda, e cila është një nga vendet që ka prodhuar dhe eksportuar këto vezë ka zgjeruar kontrollet e saj dhe produkte të tjera që mund të jenë kontaminuar insekticidi fipronil.

"Është e qartë se kjo është një vepër penale"- tha ministri Christian Schmidt, duke folur në stacionin televiziv gjerman ARD, pa dhënë më shumë detaje. Ministri i Bujqësisë u shfaq i sigurt se të gjitha produktet e kontaminuara janë zhdukur nga tregu.Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Suedia janë prekur gjithashtu nga kriza e fipronilit. Në Holandë rreth 180 ferma janë mbyllur, ndërsa në Belgjikë, 51 njësi dyshohet të jenë të infektuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon fipronilin në substancat e moderuara toksike dhe thekson se konsumimi i sasive të mëdha mund të çojë në dëmtime të organeve. Autoritetet e Holandës dhe Belgjikës kanë identifikuar burimin e insekticidit në një furnizues të produkteve të pastrimit të parazitëve në Holandë.

Në të njëjtën kohë, Holanda po kryen kontrolle intensive të mishit të pulave për të parë nëse ekziston prania e insekticidit fipronil. "Aktualisht ne po kryejmë kontrolle të mishit të pulave në fermat që ishin të infektuar për të përcaktuar nëse edhe mishi është i kontaminuar," tha për AFP Tite Mastenmprek, përfaqësues i organizatës holandeze për sigurinë e ushqimit. Nëse testet dalë negative, e njëjta masë që u mor për prodhuesit e vezëve mund të merret edhe për  mishin. Sipas degës së tatimeve, probabiliteti i zbulimit të substancës toksike në mish është shumë e vogël pasi mënyra e ushqimit të shpendëve që përdoren për prodhim mishi është e ndryshme nga ajo shpendëve të mbarështuara për vezë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.