Jo vetëm Rasputin –treshja e “magjistarëve” që ndikuan pushtetin rus në shekullin e 20-të

Postuar në 08 Gusht, 2017 12:00

Grigory Rasputin është shumë i njohur sa për të konsideruar se për të ka më ndonjë gjë të re për t’u thënë. Murgu rus hyri në historinë ruse në një periudhë të errët dhe me një rol të pasqaruar: disa thonë se bënte mrekulli, disa se ishte sharlatan. Nga e gjitha kjo dominon imazhi i tij me sytë magnetikë dhe mjekrën e zezë që plotësojnë perceptimin se ajo që pasoi profetizohej te ky njeri.

Por ai nuk është “gjahtari” i vetëm i shpirtrave të pushtetit rus. RBTh shkruan se edhe Stalini dhe Brezhnjevi, orientoheshin dhe ndikoheshin nga individë të tillë, nga e mbinatyrshmja. Ciladoqoftë e vërteta për fuqitë e tyre, fakt historik është se ata një aftësi e kanë të padiskutueshme: atë për mbërritur deri në majën e pushtetit. 

Vetë Rasputin, lindur në një familje fshatare në Siberi në vitin 1869, nuk mësoi kurrë të shkruante apo lexonte. Ai mbërrin në Sant Petersburg në vitin 1903 dhe fitoi famë mes aristokratëve që ishin të fiksuar pas misticizmit dhe praktikave okulte. Rasputin ishte I aftë të lehtësonte gjendjen e princit Aleksey, djali i vetëm i Carit Nikolla II, që vuante nga hemofilia. Thuhet se Cari konsultohej me Rapsutinin për vendime politike, aq sa murgu i lejoi vetes që t’i këshillonte monarkut të shmangte luftën me Gjermaninë. Fama e tij u sanksionua nga parashikimi prej tij i vdekjes së vet dhe të Carit. Në një letër drejtuar Nikollës më dhjetor 1916, Rasputin parathotë vdekjen e vet, të Carit, kaosin e plotë në Rusi për 25 vjet dhe zhdukjen e besimit ortodoks. Më 30 dhjetor të atij viti Rasputinin e vranë, Rusia kaloi në revolcuion dhe më pas, vetëm dy vjet më pas, familja e Carit u likujdua fizikisht.

Shtriga e Stalinit

Natalia Lvova nuk është e njohur sa Rasputini. Por ajo qëndronte pranë dhe ndikonte një njeri shumë më të ndryshëm nga melankoliku Nikolla II. Ka zëra që thonë se Lvova ishte femra më e afërt e Josif Stalinit, një prej individëve më me ndikim në historinë e botës dhe menaxhues i një pushteti që nuk ka njohur precedent dhe konkurent në histori. Ajo ishte vajza e një parashikuesi të famshëm nga Sant Petersburgu. Në vitin 1930 ajo u thirr në Moskë nga vetë Stalini. Thuhej se Stalini besonte te fuqitë e mbinatyrshme dhe sipas Igor Obolensky, autor i një libri për dikatorin sovjetik, Lvova e mbronte atë nga “Syri i keq” dhe ndikimet negative të kundërshtarëve të tij. Ajo e këshillonte Stalinin që të mos fotografohej dhe të mos tregonte datën e vërtetë të lindjes.

Kjo nxiti zhurmën se shumica e foografive të Stalinit ishin foto të sozive të tij. Për këtë arsye disa këmbëngulnin se fotoja e vetme, autentike e Stalinit ishte ajo ku shfaqet gjysmë I kthyer me sytë që nuk duken dhe me një çibuk në gojë.  Magjia e zezë ishte e pamundur në këtë rast, sepse sytë ishin mbyllur dhe çibuku formonte një mburojë mbrojtëse.

Hamendësimet po ashtu janë se Lvova këshillonte Stalinin për ndryshimet në staf që dukeshin të pazakonta në atë kohë por që rezultonin korrekte. Ka shumë pak hollësi të njohura për jetën e Lvovas, një figurë misterioze.

Juna – shëruesja e Brezhnjevit

Edhe Leonid Brezhnjevi eci në këtë rrugë. Ai u asistua nga një tjetër personazh, Eugenia Davitashvili, e njohur si Juna. Ajo kuroi shumë njerëz të njohur në Rusi dhe jashtë saj. Ajo u “zbulua” nga Brezhnjevi, të cilin e admironte. Ishte Brezhnjevi që e tërhoqi nga Tbilisi drejt Moskës ku edhe jetonte afër Kremlinit. Juna promovoi përdorimin e bioenergjisë për qëllime mjekësore dhe sipas disa gjasave e shpëtoi Brezhnjevin disa herë nga vdekja. Ai vdiq pak muaj pasi Juna u ndalua të ushtronte aftësitë e veta mbi të. Juna kaloi një ekzaminim intensive nga qarqet akademike ruse dhe aftësitë e saj u testuan nga shumë shkencëtarë të respektuar. Gjetjet treguan se Juna ishte e aftë të ndikonte trupat në nivel molecular dhe të përmirësonte karakteristikat e qelizave të gjakut. Ajo argumentonte se kushdo ka aftësi bioenergjetike, por vetëm pak mund të përqendrojnë fuqitë e veta në kurimin e sëmundjeve. Ajo ndihmoi edhe Mihail Gorbaçov dhe Boris Jelcinin. Në vitin 2012 ajo pranoi se kishte marrëdhënie të mira me Putin dhe Dimitri Medvedev. Ajo refuzoi të shëronte ish-presidentin ukrainas, Viktor Jushçenko. Parashikoi katastrofën e Çernobilit, grushtin e shtetit të vitit 1991 dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

https://www.rbth.com/arts/2017/05/05/how-nicholas-ii-stalin-and-brezhnev...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.