Carla Del Ponte dorëhiqet nga hetimi i krimeve të luftës në Siri

Postuar në 08 Gusht, 2017 10:52

Duke akuzuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosveprim dhe mungesën e vullnetit politik, Carla del Ponte njoftoi se është tërhequr nga Komisioni i Hetimeve të OKB-së për krimet e luftës  në Siri, duke pretenduar se roli i saj ishte në fund të fundit vetëm një "pretekst".
Del Ponte, e cili ka shërbyer si prokurorët për krimet e luftës në Ruanda dhe ish-Jugosllavi, ka thënë se "Këshilli i Sigurimit nuk po bën asgjë dhe se për Sirinë nuk ka drejtësi."
Ekipi i pavarur për të hetuar krimet e luftës në Siri, u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2017. i njohur si Mekanizmi i Pavarur dhe i Paanshëm Ndërkombëtar, Komisioni synon të mbledhë, ruajë dhe të analizojë të dhëna potenciale të dhunës serioze të ligjeve ndërkombëtare në rastin e Sirisë.
Pak muaj më parë, Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres shprehu keqardhjen që krime lufte vazhdojnë të kryhen në Siri duke e gjykuar si të tmerrshëm sulmin kimik që u ndërmorr në prill në qytetin e Idlebit, në veriperëndim të vendit.
“Kjo ngjarje e tmerrshme tregon fatkeqësisht se krime lufte vazhdojnë të kryhen në Siri dhe se e drejta humanitare ndërkombëtare është shkelur”, deklaroi Guterres pas mbërritjes në një konferencë ndërkombëtare për Sirinë në Bruksel.
Për sulmet ndaj civilëve në Alepo kancelarja gjermane Angela Merkel akuzoi Rusinë dhe Iranin, duke thënë se këto vende  do të mbajnë përgjegjësi dhe se  krimet e kryera do të ndëshkohen.
Ndërsa Vladimir Putin duke iu përgjigjur akuzave është shprehur se “Jam thellësisht i bindur se janë partnerët tanë perëndimorë, para së gjithash Shtetet e Bashkuara natyrisht, ata që janë përgjegjës për situatën”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.