Mziu: Më mirë emra personalitetesh të shquara ndërkombëtare për rrugët, sesa emra të dëshmorëve të rremë

Postuar në 07 Gusht, 2017 11:44

Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, sqaron në një intervistë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” arsyet se përse rrugët e njësisë që ai drejton kanë ato emra të çuditshëm. Si Coca Cola, Banka Botërore, Londër, Paris, Manhatan, Berisha etj.. Mziu është i qartë: ato janë një sfidë ndaj emërtimeve me emra dëshmorësh të rremë:

Kamza është një qytetet i populluar shumë pas vitit 1990, ku numri i popullsisë gati është 20-fishuar. Për pasojë janë krijuar rrugë të reja dhe ka lindur edhe nevoja e emërtimit të tyre. Sot çdo rrugë ka emër, madje emra krahinash të nderuara, personalitetesh të shquara vendase dhe të huaja. Besoj, biem dakord, është më mirë të kemi një emër të një personaliteti të shquar ndërkombëtar sesa emra të dëshmorëve të rremë”, thotë Mziu. Sidoqoftë kjo lë pa shpjegim se ku hyn Coca Cola dhe emrat e qyteteve të huaja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.