"Antiglobalizmi, socializmi i ri i budallenjve"

Postuar në 07 Gusht, 2017 14:40

J. Bradford DeLong, profesor i ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe bashkëpunëtor kërkimor në Zyrën Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike në SHBA analizon atë që e quan "socializmi i budallenjve". Që sipas tij është tendenca për të përdorur antiglobalizmin si mburojë për justifikim e politikave të dështuara, që kanë çuar në një rritje ekonomike të pabarabartë dhe më të ngadaltë se sa pritej dhe kanë krijuar një nevojë të fortë politike dhe psikologjike kundër globalizmit ose në favor të proteksionizmit kombëtar. Ai thotë se teoria që përpiqet të injektohet te njerëzit se globalizimi ka pak efekt në shpërndarjen e gjerë të të ardhurave nuk është aspak e vërtetë. Sipas tij, globalizmi duhet të kuptohet si një proces  ku eliminimi i barrierave jep rishpërndarje më të mëdha në krahasim me fitimet neto dhe ku bota po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur përmes përparimeve teknologjike që ulin kostot e transportit dhe komunikimit. 

Është e lehtë për politikanët të fajësojnë të huajt dhe emigrantët që nuk votojnë  për problemet e një vendi. Në 1890, kur politikanët në Perandorinë e Habsburgëve në mënyrë rutinore fajësuan hebrenjtë për sëmundje të ndryshme socio-ekonomike, disidenti austriak Ferdinand Kronaëetter vërejti se  "antisemitizmi është socializmi i budallenjve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për anti-globalizimin sot. Njerëzit duan një tregim të thjeshtë për të shpjeguar se përse ata po humbasin nga prosperiteti që dikur u ishte premtuar dhe pse ka një hendek kaq të madh dhe në rritje midis një klase gjithnjë e më të pasur dhe të gjithë të tjerëve. Njerëzit besojnë se ata kanë të drejtë të jetojnë në komunitete të shëndetshme, të mbajnë profesione të qëndrueshme dhe të fitojnë një të ardhur të mirë që rritet me kalimin e kohës. Por këto të drejta të supozuara nuk rrjedhin natyrshëm nga të drejtat pronësore dhe pretendimet për burime të pakta - monedhat e fushës neoliberale

shkruan ai. 

DeLong shton se neoliberalizmi nuk kërkon vetëm tregje të hapura dhe konkurruese, ndryshime globale dhe stabilitet të çmimeve. Ai varet gjithashtu nga punësimi i plotë dhe nga politikat e përhershme, ashtu si kishte paralajmëruar ekonomisti John Maynard Keynes në vitet 1920 dhe 1930.  Sipas tij, politikëbërësit nuk bënë sa duhet për të kompensuar këtë dështim me politika sociale më agresive dhe rishpërndarje ekonomike dhe gjeografike.

"Kur Presidenti i SHBA, Donald Trump, kohët e fundit tha njujorkezëve se ata duhet të largohen nga rajoni dhe të kërkojnë punë diku tjetër, ai thjesht po i bën jehonë brezit të kaluar të politikanëve të qendrës së djathtë"- thekson Delong.

https://www.project-syndicate.org/commentary/anti-globalization-socialis...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.